Kristian Preçi, është një djalë i ri i cili kishte dalë nga burgu vetëm pak ditë më parë.
Fatkeqësisht ai u nda nga jeta si pasojë e tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kristiani ishte banor i Thumanës, zonës që u godit më shumë nga tërmeti, me tre pallate totalisht të shembur, nën rrënojat e të cilëve u gjetën viktima, ashtu sikundër pati edhe lajme të mira për të shpëtuar brenda atyre rrënoja.

Por Kristiani nuk pati atë fat. Ai ndërroi jetë në Kurbin, pasi kishte dalë me makinën e tij nga paniku i krijuar nga tërmeti. Ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur për vdekje.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë avokati i tij.
“Sot humbi jetën nga tërmeti Kristian Preçi banor i Thumanës, klienti im që fitoi pafajësinë pas 5 muajsh burgim të padrejtë. Ngushëllim familjarëve, qoftë i parajsës. Kristiani ishte një djalë i mrekullueshëm. Iku shpejt”, shkruan avokati.

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura për ndarjen nga jeta të kryekomisarit Bajram Hajdarmataj.

“Me keqardhje të madhe u shpreha sot përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, nga Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ngushëllimet më të thella e të sinqerta, për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj.

Jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta!”, shkruan Meta.

Një ngjarje e dhimbshme është shënuar në Thumanë, ku viktimë e lëkundjeve të tërmetit mbeti edhe një foshnje.
.
Një fëmijë dhe një grua nuk i kanë mbijetuar tërmetit. Trupat e tyre janë nxjerrë të pajetë nga forcat e kërkim shpëtimit në zonën e Kënetës në Durrës. Pritet të mësohet identieti i tyre, ndërkohë që vijojnë operacionet për shpëtimin e dhjetra personave të tjerë që dyshohet se janë nën rrënoja në Thumanë dhe Durrës, dy zonat më të prekura.

Fatkeqësisht tërmeti i fuqishëm që lëkundi Shqipërinë në orën 3.55 të mëngjesit të sotëm ka shënuar viktimën e parë në Thumanë të Fushë-Krujës. Një skenë tragjike, përlotëse dhe rrëqethëse. Një gjsyëh ka humbur jetën e zënë nën rrënoja nga shembja e një pallati, ndërsa në prehërin e saj mbante nipin. I vogli është nxjerrë gjallë nga të afërm dhe forcat zjarrfikëse.

Nga raportimet nga terreni, thuhet se mund të bëhet fjalë për rreth 10 persona që mund të jenë nën rrënoja në godinat e shembura në Thumanë. Nuk dihet ende situata.

Ata kanë qenë në gjumë dhe nuk kanë mundur të ngrihen në kohë për t’i shpëtuar tërmetit duke u zënë nën rrënoja. Situata më problematike paraqitet pikërisht në këto tre pallate në zonën e Thumanës.

Artikulli paraprakTERMETI: BE DËRGON 3 EKIPE KËRKIM SHPËTIMI NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërKOSOVA SHPALL DITË ZIE PËR VIKTIMAT E TËRMETIT NË SHQIPËRI