Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin G. K., 51 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident me dëme materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 33 vjeç, banues në fshatin Linaj, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme

Artikulli paraprakVRASJA E RAMAZAN MATAJ,PROKURORIA MBYLL HETIMET
Artikulli tjetërKANOSËN FQINJIN,NË PRANGA BABË E BIR