Një  i dënuar në Napoli kapet i fshehur në Urën Vajgurore: E presin 25 vjet burg

Një kriminel në Napoli, anëtar i një grupi të strukturuar kriminal dhe tutor prostitucioni, trafikant qeniesh njerëore dhe emigrant i paligjshëm në Itali, i shpallur në kërkim nga Interpol Italia, është arrestuar sot në Urën Vajgurore. Policia e Beratit dha emrin e tij: Dashnor Oshafi, 29 vjeç, banues në Urën Vajgurore. Sipas Policisë, ‘arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Napolit, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikimi i qënieve njerëzore” dhe “Emigracion i paligjshëm”. Maksimumi i dënimit sipas ligjit italian është 25 vjet burg për këtë shtetas”

Artikulli paraprakKAPET SASI E MADHE DROGE, NË PRANGA DY SHQIPTARË
Artikulli tjetër“ARREST ME BURG” PËR VRASËSIN E BASHKËSHORTES