Pas një jave mungesë, deputetët e Partisë Demokratike rikthehen sot në Kuvend. Para nisjes së seancës plenare, në orën 09:30, kryetari i PD-së mësohet se do mbledhë grupin parlamentar të demokratëve.

Në mbledhjen e grupit pritet të jepen udhëzime lidhur me qëndrimin që do të mbajë opozita në Kuvend.

Prej 3 muajsh, PD ka mbajtur një qëndrim të ashpër në Kuvend, duke bllokuar foltoren dhe punën e Komisioneve. Që prej daljes së audio-përgjimit “Babalja”, PD kërkon largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Mbetet për t’u parë si do të vijojë seanca e sotme, ndërkohë që në rendin e ditës është planifikuar paraqitja e disa raporteve, përfshirë dhe raportin vjetor për punën e Autoritetit të Mbikqyrjes financiare

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBOTËRORI ‘RUSI 2018’/FIFA DËNON DËNON KOMBËTAREN E SERBISË, JA ÇFARË RREZIKON…
Artikulli tjetërFINALIZOHET PAKTI SHQIPËRI-GREQI, ZGJIDHEN ÇËSHTJET E NXEHTA, MEDIAT GREKE: JA KUR PRITET TAKIMI RAMA-TSIPRAS