Laurette de Paname është premiera që do të vendoset në skenën e teatrit “Migjeni” në datën 5 dhetorë. Një music hall show e cila vjen për herë të parë falë bashkëpunimit ndërmjet bashkia Shkodër, amabasadës dhe aleancës franceze .

Drejtorja e teatrit “Migjeni” shprehet se “Laurette de Paname” është një shfaqje kabare franceze e cila vjen si risi në këtë stil që vjen në teatër. Ndërkohë Dhurata Hoxha përfaqësuese e aleanca franceze në Shkodër shprehet se “Laurette de Paname” është një music hall show ku brënda ka ndërthurjen e muzikës dhe baletit.

“Laurette de Paname” është një spektakël për të mos u humbur ku nuk do të mungojë finesa dhe delikatesa franceze e përcjellë nga artistët që do të përformojnë. Shitja e biletave do të nisin që ditën e shtunë pranë teatrit “Migjeni” .

Artikulli paraprakSITUATA NË QARK, MILLJA PARAQET SITUATËN
Artikulli tjetërFSHF NDRYSHON ORARET E NDESHJEVE