
Lulishtja e lagjes Xhabije është pasuruar me një kënd të ri lojërash për fëmijët, rezultat i bashkëpunimit mes Bashkisë Shkodër dhe Shkollës së Mesme Profesionale “Kolë Margjini” .
sinkron femijet. Lodrat janë realizuar nga 20 nxënës të drejtimit të përpunimit të drurit, nën drejtimin e instruktorit Çesk Rakaj dhe me mbështetjen e drejtoreshës së shkollës, Albana Lleshaj. Bashkia Shkodër kontribuoi me materialet dhe me punonjësit që u kujdesën për vendosjen e tyre në terren.
Ky investim u krijon fëmijëve një hapësirë të re, të sigurt dhe argëtuese, ndërsa njëkohësisht promovon angazhimin e të rinjve në jetën komunitare dhe kujdesin e përbashkët për hapësirat publike






