Një kinez në krye të Interpolit: Siguria publike e kërcënuar

Një zyrtar i lartë kinez është zgjedhur në krye të agjencisë së bashkëpunimit global policor, Interpol. Zëvendësministri i Sigurisë Publike, Meng Hongwei, është qytetari i parë kinez që mban postin katërvjeçar. Emërimi i tij u bë menjëherë, shkruan BBC. Meng tha se është i gatshëm “që të bëjë çdo gjë që është e mundur drejt kauzës së policisë në botë”. “Ne aktualisht po përballemi me disa nga sfidat më serioze të sigurisë publike që prej Luftës së Dytë Botërore”, tha Meng në një deklaratë të Interpolit. Meng bëhet president i Komitetit Ekzekutiv Interpolit, i cili jep udhëzime dhe drejtim të organizatës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSTRATEGJI E RE ANTIKANABIS,ASHPERSIM I LIGJIT DHE FINANCIME NE ZONAT RURALE
Artikulli tjetërDY KOMANDANTET SHQIPTARE TE RRESHTUAR PRANE ISIS URDHERUAN KRYERJEN E AKTEVE TERRORISTE NE SHQIPERI