Në vijim të fushatës së pyllëzimit “Krijo Oksigjenin tim” sot, në “Varrezat e Dëshmorëve” Prefektura e qarkut Shkodër në bashkëpunim me stafin e Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër mbollën më shumë se 100 fidanë pisha.

“Mbështetja dhe kontributi ynë në këtë nismë vullnetare është një shembull qytetarie për mbrojtjen e mjedisit të qytetit tonë. Me simbolikën e mbjelljes së pemëve ne si institucion duam të “mbjellim” një mendësi të re në ndërmarrjen e nismave sociale me ndjeshmëri për komunitetin.” -u shpreh Prefektja Angoni.

Artikulli paraprakREZULTATET E KONSULTIMIT PUBLIK MBI SHITJEN E KLUBIT TË FUTBOLLIT “VLLAZNIA”
Artikulli tjetërKËSHILLI BASHKIAK SHKODËR I HAP RRUGËN PRIVATIZIMIT TË KLUBIT TË FUTBOLLIT VLLAZNIA