FOTO ILUSTRUESE
FOTO ILUSTRUESE

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15, në rrugën “Gramoz Pashko”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka marrë flakë në pjesën e motorrit, mjeti në pronësi të shtetasit me inicialet M. C., të cilin sapo e kishte parkuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorr.

Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Artikulli paraprakMINISTRIA E SHËNDETËSISË PUBLIKON SHIFRAT E COVID-19 NË VENDIN TONË PËR 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërPUKA E MBULUAR NGA PETKU I BARDHË I DËBORËS, SHIHNI PAMJET MADHËSHTORE