Nje milion euro drogë arrestohen padronët shqiptarë të kokainës.

Tre shqiptarë në burg dhe 6 kg drogë e sekuestruar, 4 kokainë dhe 2 marijuanë, si dhe më shumë se 30 mijë euro. Është ky bilanci i një operacioni të fundit të policisë së Forli-Cesena, që ka shkatërruar bandën shqiptare të shpërndarësve të drogës dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, që siç raportojnë mediat lokale, do të kapte në treg vlerën e rreth 1 milion eurove. Tre shqiptarët e arrestuar janë Fatos Sadik, 33 vjeç, personazh i spikatur në botën e narkotrafikut, me banim në Rimini; Luan Kasalla, 41 vjeç, me banim në Bellaria-Igea Marina, zyrtarisht punëtor në Itali. Ai jetonte në shtetin fqinjë së bashkë me familjen (10 vite më parë u kap me 1 kg kokainë); Fisnik Sulmina, 36 vjeç, rezident në Romano di Lombardia me precedentë të mëparshëm për falsifikim dhe pranim të mallrave të vjedhura. Të tre janë dërguar në burgun e Riminit. Banda e shqiptarëve, sipas hetuesve, ishte një nga më aktivet në provincën e Forli-Cesena. Hetuesit besojnë gjithashtu se ka akoma anëtarë të bandës të lirë, që kanë emra të spikatur më botën kriminale të shpërndarjes së drogës.