
Gjendet e vdekur në ambientet e spitalit të Burrelit një mjeke
Një mjeke është gjendur e vdekur këtë të martë, në ambientet e spitalit të Burrelit. Sipas informacioneve nga policia, laborantja që ka humbur jetën është Tefta.E, 61 vjeç. 61-vjeçarja është gjendur e pajetëm nga një pacient që kishte shkuar për të marrë përgjigjen e analizave. Nga verifikimet e kryera nga policia, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune dhe mendohet se 61-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.


