Prej pothuajse një muaji, hyrja e qytetit të Shkodres vijon të jetë e mbushur me inerte dhe mbetje ndertimi, të mbetura që pas shembjes së disa objekteve pa leje. Që nga prishja e këtyre ndërtimeve kjo zonë ka mbetur në këtë gjendje, duke ofruar një pamje aspak të këndshme për këdo që hyn në qytet. Kjo situatë bëhet shqetësuese duke qënë se Shkodra po përgatitet për sezonin turistik, me pritshmëri të larta për vizitorë vendas dhe të huaj.

Pamje si këto në hyrje të qytetit të Shkodrës, sipas qytetarëve dëmtojnë imazhin e Shkodrës. Institucionet përgjegjëse duhet të marrin masat e nevojshme për pastrimin e mbetjeve dhe sistemimin e ambjenteve, pasi pamja që të ofrohet sapo hyn në qytet janë inerte, mbetje dhe pluhur aspak të këndshme për syrin e qytetarëve apo turistëve që zgjedhin të vizitojnë Shkodrën.

Artikulli paraprakMELISA FIGURI KONCERT RECITAL NË LEZHË
Artikulli tjetërNJË TJETËR STREHËZ PËR QENTË ENDACAK