Kjo është Lina Lace e cila mund të quhet me plot gojën, një burrneshë e vërtetë.Ajo jeton e vetme me djalin e saj 34 vjecar Danielin. I biri kur ishte vetëm 8 muajsh do të kalonte një temperaturë te lartë e cila i shkaktoi paralizë.

 

Përvecse i paralizuar ai ka mungesë të theksuar shikimi dhe vuan nga sëmundja e epilepisë.Lina jeton në lagjen “Skenderbeg”. Në vitin 1997 ajo do të akomodohej në këtë objekt i cili ka qënë ambjenti ish- Korpusit duke e kthyer në banesë.

 

E gjendur pas asnjë përkrahje,pa punë dhe një strehe Lina rrëfen se nuk ka asnjë te ardhme për te jetuar përveç kempit te djalit te saj me të cilin ushqehet, blenë ilacet dhe paguan ujë e drita.

 

Ditët i kalojnë në një dhomë ku hanë pinë edhe flenë, por gjithnjë me sytë nga dera, duke pritur një ditë më të mirë.

 

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakISHULLI ME POPULLSI MË TË DENDUR NË BOTË
Artikulli tjetërI JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT PROFESOR HASAN LEKAJ