Ashtu sikurse e ka bërë zakon, edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të një prej pikave turistike të vendit tonë mjaft e frekuentuar nga turistët.

Bëhet fjale për Valbonën, për të cilën Rama me anë të videos evidenton bukurinë Alpine që ajo përcjell.

Mirëmëngjes dhe me bukurinë alpine të Valbonës, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama.

Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Ajo shtrihet në qendër të Alpeve Shqiptare, në rrethin Tropojës. Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Nacional dhe përfshihet në një sipërfaqe prej 8.000 hektarësh. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit.