“NJË NGA VENDET MË TË VARFRA NË EUROPË”/ BBC UDHËTON DREJT SHËNGJINIT, RRËFEHET GAZETARJA QË INTERVISTOI TALEBANËT NJË DITË PASI MORËN VENDIN: AKOMA DRIDHEM. KËTU ËSHTË BUKUR, POR…

445

Rrjeti i njohur i lajmeve ‘BBC‘ ka udhëtuar drejt Shqipërisë, për të intervistuar spikeren afgane të lajmeve Behishta Arghand e cila ndodhet e strehuar në Shëngjin.

Behishta Arghand bëri histori kur intervistoi talebanët vetëm disa ditë pasi ata pushtuan vendin e saj. Arghand rrëfen momentet e intervistimit të një prej zyrtarëve taleban teksa thotë se akoma është e tmerruar.

“Duart e mia po dridhen, jam me të vërtetë e tmerruar.”

BBC shkuan se ajo është një nga 1000 afganët që janë strehuar në Shqipëri.

“Kurrë se kam parë detin. Shqipëria është një vend shumë i bukur, ne jemi në një vend të bukur”- thotë ajo për kamerën e BBC.

“Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Europë ka shprehur gadishmërinë për të strehuar 4000 afganë. Pjesa më e madhe e tyre do të aplikojnë për viza në Amerikë dhe Kanada por kjo mund të marrë më shumë se 1 vit kohë”- shkruan BBC .

Artikulli paraprakCOVID-19 NË VEND/ ULEN NDJESHËM RASTET E REJA, 13 VIKTIMA NË 24 ORË
Artikulli tjetërKRIJIMI I AGJENCISË PËR MEDIA DHE INFORMIM, GAZETARËT KUNDËR: SHTETËZIM I INFORMACIONIT DHE INFORMIMIT. SYNIMI, PËR TË RRITUR PROPAGANDËN QEVERITARE. SPIROPALI: NUK PREK LIRINË E MEDIAS