Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar Kosovën pas lajmit për liberalizmin e vizave për Kosovën. Sipas Metës më ketë vendim, mori fund një padrejtësi, ndërsa shton se faktorët ballkanikë që e duan Europën jashtë Ballkanit, edhe kësaj radhe dështuan.

“Urime Kosovës sonë! Një padrejtësi mori fund. Parlamenti Europian vendosi që qytetarëve të Kosovës t’u liberalizohen vizat. Ishte padyshim diskriminuese që vazhdoi kaq gjatë izolimi i Kosovës, megjithatë e përgëzoj nga zemra çdo qytetar e çdo institucion të Kosovës për këtë hap të madh drejt integrimit europian.

Faktorët ballkanikë që e duan Europën jashtë Ballkanit, edhe kësaj radhe dështuan. Europa ka ditur gjithnjë t’i vlerësojë qeveritë pro-evropiane, siç ka ndodhur me Shqipërinë kur arritëm liberalizimin në vitin 2009, siç po ndodh edhe sot në Kosovë.

Artikulli paraprakPASI ‘FSHEHËN’ EMRIN E DREJTUESIT, BERISHA-META ANKIMIM NË KAS
Artikulli tjetërKONFIRMOHET TAKIMI I NIVELIT TË LARTË KURTI-VUÇIÇ, JA KUR DO TË MBAHET