Një parti e re për ish të përndjekurit lind ‘Aleanca Popullore për Drejtësi’

Ish të përndjekurit themelojnë një parti të re politike, Aleancën Popullore për Drejtësi (APD). Lajmin e konfirmoi për “45 minuta” në Report Tv, kreu i Institutit të Integrimit të Përndjekurve politik, Bilal Kola. Ai tha se rreth APD-së janë bashkuar disa grupime ish të përndjekurish, pronarët dhe përfaqësues të diasporës. Ai konfirmoi se këto do të jenë tre shtyllat e programit të partisë së tij. “Aleanca Popullore për Drejtësi, është bashkim i disa grupimeve. Qëllimi i grupimit është rehabilitimi dhe integrimi i të përndjekurve. Të djathtët duhet të na bashkohen, sot janë pa përfaqësim. Duam të krijojmë shtëpinë tonë”, u shpreh Kola. Kreu i ish të përndjekurve theksoi se ish-anëtarët e Partisë Komuniste dhe të ish Partisë së Punës, janë të përjashtuar nga partia. Kola shtoi se këto tre kategori synojnë të ndërtojnë shëtpinë e vërtetë të së djathtës dhe për këtë arsye ata do të dalin të vetëm në zgjedhjet 18 qershorit. I pyetur për koalicionet e mundshme, Kola theksoi se ato do të bëhen vetëm në rastet kur të garantohet përfaqësimi në parlament i këtyre tre shtresave.

Artikulli paraprakVLLAZNIA – KUKESI PERFUNDON 0-1. SHKODRANET HUMBASIN NE FUSHEN E TYRE NE “LORO BORIÇI”
Artikulli tjetërHOLLANDE NUK DO TË VIJË NË SHQIPËRI. PRESIDENTI FRANCEZ ANULON TURIN