
Mali Taraboshit nga njëra anë dhe liqeni I Shkodrës që është dhe liqeni më I madh në Ballkan nga ana tjetrë e bëjnë Shirokën një vend unik ku ajri I pastër, freskia e liqenit apo dhe vetë natyra e qetë dhe e bukur joshin qytetarët, duke bërë që ky vend pasditeve të kthehet ne destinacionin e preferuar.
Nevoja për tu larguar nga zhurmat e përditëshme të qytetit e bën Shirokën një domosdoshmëri për shkodranët. Mosha të ndryshme, dikush për të ecur , dikush për të bërë vrap pranë liqenit e të tjerë një xhiro me biciklete.
Është kjo panorama që të ofrohet gjatë një pasditeje në zonën turistike të shirokës.
Përtej bukurisë qytetarët kërkojnë invetime . Për ta do ishte e nevojshme vendosja e disa stolave apo krijimi I parqeve.
Pavarësisht mungesës së investimeve shiroka mbetet një nga dëshirat e qytetarëve për të kaluar një ditë të këndshme.


