
Një person ka rënë sot në mëngjes nga ballkoni i katit të katërt të pavionit të sëmundjeve të brendshme në QSUT.
Mësohet se pacienti me moshë 53 vjeç kishte mbërritur mbrëmjen e djeshme si transferim urgjent nga Spitali i Durrësit me probleme të rënda shëndetësore të gjakut dhe traktit tretës. Në kartelën e të sëmurit referohet se ai vuan gjithashtu nga probleme të shëndetit mendor. Sipas zyrës së shtypit të QSUT-së, mëngjesin e sotëm është kërkuar konsulta e psikiatrit sepse pacienti ka manifestuar shenja axhitimi. Pacientit i është dhënë ndihma e parë në Urgjencën Kirurgjikale në QSUT dhe pas vlerësimit të kryer është transferuar me urgjencë në Spitalin e Traumës për trajtim të mëtejshëm.






