Një person me sëpatë qëllon disa njerëz në stacionin e trenit

Disa persona kanë mbetur të plagosur në një stacion treni në Dusseldorf. Raportet paraprake thonë se një person i armatosur me një sopat ka qëlluar në drejtim të pasagjerëve që ndodheshin në stacionin e trenit. Një prani e madhe policësh është parë në zonë, ndërsa raportohet se autori i ngjarjes është arrestuar sipas gazetës gjermane Bild. Policia nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth të dyshuarit apo motivet e tij të mundshme.

Artikulli paraprakKANDIDATËT PËR KLGJ DHE KLP SI VETTINGU, KUVENDI RIHAP PROCEDURAT
Artikulli tjetërAUTOSTRADAT E KOSOVËS ME PAGESË