Bashkia Shkodër në mbështetje të kërkesave të vazhdueshme të artistëve Shkodranë për sigurimin e një pianoforte coda “koncertore”, për Teatrin Migjeni, në projekt buxhetin e vitit 2016 planifikon vënien në dispozicion një vlerë financiare të konsiderueshme për Piano.

Me kete rast artiset Shkodrane mbajten nje conference per shtyp teksa kerkuan mbeshtetjen e mjaft subjekteve private. Një piano koncertore ka një vlerë të konsiderueshme ndaj bashkia shkoder kerkon që për të siguruar vlerën e duhur duke hapur së bashku me muzikantët hape  një fushatë ngritje fondesh, “Një Piano për Shkodren” me objektiv sigurimin e fondit të mjaftueshëm për blerjen e Pianos.Koncerti i Fundvitit/Ndermendje që këtë vit do të organizohet me date 29 dhjetor pranë sallës së Shkollës së Muzikës “Prenke Jakova“ do të jetë një mundësi për të dhuruar për kauzen tonë.Çdo biletë e këtij eventi do të kushtojë 500 leke e do të jetë kontribut në fondin që po ngrihet për Pianon, por njëkohësisht do te këtë bnjë arkë dhurimi.