Guri i Zi në Bashkinë e Shkodrës shumë shpejt do të ketë mundësinë që të kthehet në një qëndër multifunksionale jo vetëm për rininë, por të shërbejë si një model i mirë për shumë aktivitete të ngjashme.

Bashkia e Shkodrës është shpalllur fituese e një projekti ku përfituese direkt do të jetë njësia administrative Gur i Zi.

Administratori i kësaj njësie Pjerin Marku në një intervistë për “Star Plus” bëri të ditur se Guri i Zi do të kthehet në një qëndër model në bashkinë e Shkodrës e cila ka menduar që të investojë 230 milion lekë të vjetra,

një bashkëfinancim ky me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, ku do të përfshjihen terrrene sportive dhe rikonstruksioni i shkollës së mesme të bashkuar “At Gjon Karma”

Këto investime do të japin impakt direkt në jetën sociale e të rinjve të zonës
Në vitin 2018 në Gurin e Zi prioritet mbeten përmirësimi dhe shtrirja në territor e shërbimeve më të mira publike,

administrative dhe sociale, përmirësimi në infrastrukturën e arsimit si dhe zhvillimi lokal përmes investimeve publike lokale në infrastrukturë, përmes shërbimeve dhe investimeve në fushën e buqësisë dhe turizmit

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKUJDES, PESTICIDET PO NA HELMOJNË!
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AKSIN LAÇ-KRYQËZIMI I PATOKUT