Një punonjës i OSHEE ka humbur jetën pak minuta më parë gjatë kryerjes së detyrës në fshatin Rrile, në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, elektricisti ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punes , duke pësuar dëmtime fatale.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë.

Artikulli paraprakSITUATA NË TERRITORIN E QARKUT SHKODËR
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA NË 24 ORË, DISA PERSONA TË PROCEDUAR PENALISHT