Një nga votueset më të vjetra në zgjedhjet lokale të Kosovës është 103 vjeçarja nga Istog nënë Time.

Lajmin për votën e gruas që ka bërë një shekull jetë e ka dhënë përmes një postimi në Facebook një i afërm.

Timë Shtari (Nëna Timë), u bë personazh i njohur për publikun pasi ajo erdhi me një rrëfim tejet interesant për jetën e saj në T7, dhënë gazetares Syzana Hajradini. Gruaja 103-vjeçare kishte rrëfyer se familja e kishte fejuar kur ishte 1-vjeçe.

Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, në vend deri në orën 15:00 kanë votuar 27 për qind apo 456 mijë e 347 qytetarë.

Artikulli paraprakSHKODËR, SUPERKUPA VLLAZNIA-PRISHTINA 72-80
Artikulli tjetërVOA: EVROPA GODITET NGA ÇMIME REKORD TË LARTA TË ENERGJISË