
Fortifikimi ilir i Komlikut, në fshatin ne zonen e Ungrejt ne Lezhë, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e studiuesve për vlerat e tij të rralla historike. Sipas të dhënave të evidentuara në terren, muret rrethuese datojnë në shekullin V p.e.s., ndërsa gjetjet arkeologjike të periudhës së Bronzit dëshmojnë për një histori shumë më të hershme, deri në 3.000–3.500 vjet.
Historiani Paulin Zefi thotë se fortifikimi ka pasur jetë aktive deri në Mesjetën e Hershme, bazuar në fragmentet qeramike të zbuluara në sipërfaqe. Gjurmët e llaçit në disa pjesë të murit sugjerojnë gjithashtu ripërdorim në periudha më të vona.
Bashkia Lezhë synon që këtë fortifikatë ilire ta kthejë në një atraksion turistik, pasi Njësia Administrative Ungrej vitet e fundit ka pasur interes nga turistë të huaj.
Ekspertët kërkojnë gërmime sistematike dhe ndërhyrje konservuese për të përcaktuar saktë kronologjinë e sitit dhe për ta shpallur atë Monument Kulture, duke e përfshirë në trashëgiminë kombëtare.






