
Zëvendëspresidenti i Ekuadorit, Jorge Glas ka deklaruar se një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 7.8 ballësh ka goditur vendin duke lënë të vdekur të paktën 41 persona.
Sipas mediave të huaja, në gjashtë provinca të Ekuadorit është shpallur gjendja emergjente, ndërsa Garda Kombëtare është mobilizuar për t’i dalë në ndihmë të prekurve. Sipas informacioneve paraprake epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit bregdetar Muisne. Nga lëkundjet e fuqishme është shkatërruar një urë në qytetin më të madh të vendit, Guayaquil. Tërmeti i fuqishëm ka shkaktuar panik mes banorëve në zonat e goditura, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke bërë të pamundurën që t’i dalën në ndihmë atyre.
/ Star Plus TV /






