Një tërmet 5.7 ballë i shkallës Rihter me thellësi 5 km ka goditur pjesën lindore të Turqisë, kryesisht provincën e Bingol.

Sipas zyrës së Guvernatorit të Bingöl, 3 punonjës së focave të sigurisë janë plagosur brenda një kulle vëzhgimi e cila u dëmtua nga tronditjet e forta.

Ministri i brendshëm Soylu tha se një prej rojeve ishte bllokuar në kullën e vrojtimit, por që u shpëtua kurse dy të tjerë morën lëndime të lehta.

Epiqendra e tërmetit ishte rrethi Karlıova dhe zgjati rreth tetë deri në 10 sekonda, në orën 17:24.

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum ka thënë për gazetarët se ekipet e shpëtimit janë dërguar në rajon, dhe autoritetet po ndjekin nga afër incidentin.

“Faleminderit Zotit, nuk kemi marrë deri më tani ndonjë lajm për vdekje,” u tha Gov. Kadir Ekinci gazetarëve.

Në janar Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm 6.8 ballë i shkallës Rihter ku vrau 41 njerëz dhe 1,607 të tjerë u plagosën në Elaziğ.

Artikulli paraprakSHPËRTHEN ÇINARI, SHKODRANI REALIZON “POKER GOLASH”, PARTIZANI NXJERR DUFIN NDAJ LUFTËTARIT, I SHËNON 8 GOLA
Artikulli tjetërDENAJ: APLIKIMET PËR KREDI ME GARANCI SOVRANE SHTYHEN DERI NË DATË 20 QERSHOR 2020