Një tërmet me magnitudë 5,2 ballë godet Rumaninë

Një tërmet me magnitudë 5,2 ballë të shkallës Rihter u regjistrua sot në Rumani, pa shkaktuar viktima, njoftoi Instituti Kombëtar i Fizikës së tokës. “Epiqendra e tërmeti u lokalizua në rajonin sizmik të Vranceas, në një thellësi prej 100 kilometrash”, deklaroi zëdhënësja e Institutit, Mircea Radulian. Sipas saj, tërmeti, që ndodhi në orën lokale 01:20 u ndje shumë në Bukuresht, nuk ka shkaktuar as dëme as viktima. Në vitin 1977, një tërmet me magnitudë 7,2 ballë të shkallës Rihter shkaktoi 1 574 të vdekur.

Artikulli paraprakRAMA LETËR KËSHILLUESE PARTIVE SHQIPTARE NË MAQEDONI
Artikulli tjetërSHQIPTARI ENO PEÇI, PËR TË 14-TËN HERË PJESË E KONCERTIT TË VJENËS