Një tjetër blerje tek kuqeblutë. Bëhët fjalë për Liridon Latifin, 27 vjeçari nga Prishtina i cili luan në pozicionin e sulmuesit.

Sulmuesi Latifi ka firmosur për dy vite me shkodranët duke u rikthyer përsëri në Shqipëri pasi kujtojmë që ka qenë pjesë e skuadrës së Skënderbeut të Korçës.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi Vllaznia përmes një postimi në ‘Facebook”.

Vitet e fundit Latifi ka luajtur në Hungari dhe Moldavi, por tashmë pas 4 vitesh do e shohim sërish në kampionatin shqiptar.

➡️ZYRTARE: LIRIDON LATIFI FIRMOS PËR VLLAZNINË
KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka arritur marrëveshjen me futbollistin Liridon Latifi. Me këtë futbollist është firmosur një kontratë dyvjeçare dhe shpresojmë që ai të tregojë vlerat e tij më të mira ashtu siç ka bërë edhe në skuadrat e tjera me të cilat ka luajtur më përpara.
Mirë se erdhe te Vllaznia Liridon!🔴🔵