Një ditë pas dy kërkesave të bëra nga anëtarë të PD-së, të cilët kërkonin dorëheqjen e kreut të opozitës Lulzim Bashës, ka ardhur dhe reagimi i grupimit ‘Dhjetori 90’.

 

Ky grupim mbështet kërkesën e bër2ë nga një pjesë e demokratëve drejtuar Lulzim Bashës, që ky i fundit të japë dorëheqjen pas humbjes zhgënjyese në zgjedhjet e 25 qershorit. Ndërsa i bën thirrje strukturave të PD-së që të mblidhen sa më parë për të bërë analizën dhe për tu bashkuar që të rikthehen sërish aty ku u takon: Ja deklarata e plotë e bërë nga grupimi “DHJETOR 90” Humbja poshtëruese që pësoj opozita në zgjedhjet e të dielës ka shokuar idealistët dhe veprimtarët e grupimit tonë në mbarë vendin. Partia Demokratike, demokratët dhe qytetarët shqiptarë nuk e prisnin dhe aq më pak e meritonin këtë humbje dramatike. Përgjegjësia kryesore bie mbi kryetarin aktual Lulzim Basha pasi ai në këto katër vite të drejtimit të PD-së e ka përkeqësuar jo vetëm rezultatin e zgjedhjeve të 2013-ës, por ka minuar dhe shkatërruar plotësisht demokracinë e brendshme të kësaj partie e cila edhe më parë ka vuajtur nga mungesa e saj. Deklarata e zotit Basha “as mish, as peshk” për ngrirje të mandatit si kryetar dhe delegim të funksioneve organizative për thirrjen e kuvendit të ri tek nënkryetarit dhe sekretari i përgjithshëm vetëm sa e ka përkeqësuar statusin e tij moral. Veprimet e Bashës janë krejtësisht në kontradiktë me pretendimet e tij për gjoja formim perëndimor që ai i shprehu pa pikë modestie edhe përmes spoteve elektorale në fushatën e tij krejtësisht personale. Është rast unik në historinë e këtyre 27 viteve që një kryetar opozite të shpallë veten kryeministër pa ekip, pa ministra, është rast unik për një kryetar partie të përcaktoj edhe listat e këshilltarëve të bashkive të vendit siç ishte rasti i zgjedhjeve lokale në zgjedhjet e 2015 të cilat u humbën me po të njëjtin thellësi si këto të së dielës. Është rast i vetëm që një kryetar partie ti hartoj listat për deputet pa miratimin e asnjë forumi të partisë. Këtë lloj lidershipi që ka treguar Basha do ta kishte lakmi vetëm Edi Rama me te cilin si duket kane bere marrëveshje afatgjate, por krejtësisht jo transparente dhe aq me pak efektive për demokracinë dhe pluralizmin. Më e pakta që duhet të bënte Basha ishte dorëheqja pa asnjë kusht. Pas deklaratës për “ngrirje” të mandatit të kryetarit nga zoti Basha pati shumë reagime nga ish eksponentë të lartë të PD-së të gjitha në të njëjtën linjë me kërkesën e vetme dorëheqjen e tij. Ai duhet ta respektojë këtë verdikt, në të kundërt Këshilli Kombëtar i PDSH duhet të mblidhet urgjentisht dhe të marrë vendime për organizimin e Kuvendit Kombëtarë pa Lulzim Bashën. Grupimi “Dhjetor 90” e ndjen obligim qytetarë të bëjë çdo përpjekje për ta vitalizuar Partinë Demokratike, për t’jua kthyer atë anëtarësisë së saj, për ta shndërruar Partinë Demokratike në parti të shpresës dhe besimit të shqiptarëve siç ajo u themelua prej nesh në dhjetor të 90-ës. Ne do të bashkëpunojmë me çdo anëtarë të ri dhe të vjetër të Partisë Demokratike për ta arritur këtë synim. Kryetari. Bislim AHMETAJ

Artikulli paraprakBREGU: PD DUHET TË HEQË DORË NGA QASJET QORRE
Artikulli tjetërVRASJA E OFICERIT TË RENEA-S NË LAZARAT, VËLLEZËRIT ALIKO RREZIKOJNË BURG PËRJETË