
Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon. Një tjetër zonë e cila prej shumë vitesh ishte e zënë dhe e tjetërsuar nga funksioni publik i është kthyer qytetareve.
Inspektoriati I Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë duke liruar këtë lulishtë ne lagjen “Perash”. Diten e sotme Ndërmarrja e Shërbimeve Publike po punonte për pastrimin e lulishtes dhe largimin e strukturave prej hekuri dhe rrethimeve
Qytetarët vlerësojën punën që po bëhet për lirimin e hapësirave publike
Kjo është një tjetër ndërhyrje për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje pas aksionit të një dite më parë që u zhvillua pranë shkollës 9 vjecare “Ndre Mjeda” dhe “Zyrës së Punës”.






