Një tjetër i arrestuar për sulmet në Barcelonë

Një xhihadis i dyshuar për përfshirje në sulmet e Barcelonës gjatë muajit të kaluar është arrestuar nga Garda Civile në Vinaroz, raporton La Vanguardia. I riu, 24 vjeç, mendohet se kishte një rol mbështetës logjistik, në veçanti për të gjetur materialin për të ndërtuar municione shpërthyese. Ministria e Brendshme deklaroi se i riu kishte një marrëdhënie të ngushtë me disa terroristë, veçanërisht me kreun e grupit, Abdelbaki Es Satty.