Trajtimi i qenve endacak në Shkodër duket se ka njohur përmirësim në periudhën e fundit. Një investim i rëndësishëm për largimin e tyre nga rruga pritet të nisë së shpejti, bëhet fjalë për ngritjen e një tjetër strehëzë për qentë e rrugës. Pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i një klinike veterinare. Strehëza që do të ndërtohet në zonën e Rrenzit do të ketë një kapacitet për 100 kafshë.

Drejtori i Bujqësisë Malaj bën të ditur se po punohet për sterilizimin, vaksinimin edhe matrikullimin e qenve endacak.

Ngritja e kësaj qendre ka si qëllim largimin e qenve nga rruga dhe vendosjen e përhershme të tyre në këto strehëza që do të funksionojë gjithashtu edhe si qendër veterinare.

Artikulli paraprakNJË MUAJ NGA SHEMBJA, INERTET ENDE NË SHKODËR
Artikulli tjetërBERISHA ZBARDH TAKIMET ME ZYRTARË TË LARTË NË KIE: ISHA ZËRI I SHQIPTARËVE! THASHË TË VËRTETAT PAK TË NJOHURA PËR NARKO-REGJIMIN