Përpos urdhërit ekzekutiv që ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtetasve nga 7 vende me shumicë myslimane, Presidenti Donald Trump ka urdhëruar gjeneralët dhe këshilltarët mbi sigurinë që brenda muajit të kenë gati një plan për të mposhtur ISIS.

Në tre urdhërat e fundit ekzekutivë të firmosur nga Trump, Presidenti tha se brenda 30 ditëve, atij i nevojiten propozime për të mundur luftëtarët e të ashtuquajturit Shteti Islamik. Ai firmosi gjithashtu një urdhër për ndalimin me një periudhë 5 – vjeçare të lobimit të zyrtarëve të administratës dhe një që riorganizonte strukturën e Këshillit Kombëtar të Sigurisë. Trump firmosi disa urdhëra ekzekutivë në javën e tij të parë në zyrë. Deri më tani, ai duket se po i qëndron besnik premtimeve të bëra gjatë fushatës presidenciale, që nga ndërtimi i murit me Meksikën e deri tek emigrimi i limituar drejt Shteteve të Bashkuara.