Një tjetër vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në Lezhë, në malin e Manatisë, pranë rrugës nacionale Lezhë-Milot.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, duke krijuar rrezik për banesat që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Situata është problematike edhe për shkak të afërsisë me aksin nacional, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse synon të ndalë përhapjen e flakëve drejt banesave.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak(VIDEO) NËNKRYETARI I BASHKISË LEZHË FATJON ZEFI, FLET PËR SITUATËN E ZJARRIT
Artikulli tjetërKUSHTE TË QËNDRUESHME ATMOSFERIKE DHE VRANËSIRA TË PAKTA, PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË TË PREMTE