Kryedemokrati Lulzim Basha, ka bërë një urim ndryshe për mësuesit këtë 7 mars.

I zhveshur nga petku i politikanit dhe i veshur në atë të një familjari, lideri i PD, shfaqet në një foto me të bijën, Viktorian, duke mbajtur një pankartë në duar ku shkruhet: “Gëzuar ditën e mësuesit”.

Ndërsa në mbishkrimin mbi foton e publikuar Basha shkruan: “Nga zemra ju urojmë bashkë me Viktorian të gjithë mësuesve të Shqipërisë (edhe nëna Zikut ) Gëzuar 7 Marsin!”.

Gjithashtu, lideri demokrat ka bërë dhe një urim për mamanë, të cilën e quan “nënë Ziku”, e që tashmë është një mësuese në pension.