BENET BECI: Një vendim i rëndësishëm për zonat malore të Shkodrës.
Qeveria miratoi sot shpalljen e disa zonave prioritare për zhvillim malor, ku Shkodra zë pjesën kryesore, sepse besoj se zonat tona malore kanë potencial të jashtëzakonshëm dhe duhet të kthehen në zhvillim real, me investime, ekonomi dhe mundësi të reja për njerëzit që jetojnë aty.
Me përparësi zhvillimi shpallen zonat:
• Theth – 2,286.3 ha
• Ndërlysaj – 425.9 ha
• Rragam – 474.5 ha
• Sheldi – 388 ha
• Mazrek–Shpor – 845.8 ha
Në total mbi 4,400 ha tokë malore të Bashkisë Shkodër hapen për investime turistike, ekonomike dhe agroturizëm.
Jam krenar dhe i gëzuar që Shkodra merr sot vëmendjen që meriton.

Artikulli paraprakNXËNËSIT E SHKOLLËS ‘NDRE MJEDA’ NË SHKODËR, KARTOLINË URIMI
Artikulli tjetërSPIROPALI ME PRESIDENTEN VJOSA OSMANI PËR ‘SOFRËN E 113 VJETORIT TË PAVARËSISË’