20 maji shënon një vjetorin e vendosjes së memorialit në Shkodër që përkujton torturat e regjimit të egër komunist ndaj të përndjekurve politik. Datat 20 deri më 23 maji tashmë cilësohen si ditët e përkujtimit të qëndresës ndaj persekucionit të pothuajse 50 viteve nga diktatori Enver Hoxha dhe regjimi i tij.

Në këtë 20 maj pranë këtij memoriali u vendosën kurora me lule nga ish të përndjekur dhe drejtues vendor. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi u shpreh se edhe në ditët e sotme jetojmë në kohë të vështira dhe këto 3 ditë qëndrese duhet të shërbejnë si një reflektim për të ardhmen.

Kryetari i shoqatës së të përndjekurve të Shqipërisë Nebil Çika hodhi akuza të forta për qeverinë e Edi Ramës duke thënë se po jetojmë në një diktaturë të re.

Luigj Mila, kryetar i shoqatës “Drejtësi dhe Paqe” dhe kreu it ë përndjekurve politik për Shkodrën Zenel Drangu u shprehën se ish të përndjekurit për 30 vite nuk kanë marrë atë që u takon qoftë nga qeveria e djathtë por edhe ajo e majtë.

Memoriali i vendosur në qendër të qytetit të Shkodrës një vit më parë nuk është vetëm për të përkujtuar persekucionin por edhe qëndresën e fortë e atyre qindra mijëra shqiptarëve që u vranë, u torturuan, u burgosën dhe masakruan nga regjimi totalitar monist.

Artikulli paraprakSHKODËR, PRESIDENTI META: TË MBIZOTËROJË PAQJA E DURIMI
Artikulli tjetërSHKODËR, LIROHEN DISA SHTETAS TË ÇËSHTJES “BAJRI”