Familjarët, miqtë dhe të afërmit i kanë dhënë lamtumirën e fundit çiftit shqiptar që u ekzekutua me armë zjarri në Australi nga babai i vajzës. Vetëm një vit më parë familja dhe miqtë u mblodhën për të festuar dasmën e Veton dhe Lindita Musait. Ndërsa sot ata u mblodhën përsëri, por këtë herë në lot për t’i dhënë lamtumirën e fundit çiftit të ri.

Pak orë përpara se të ndërroheshin vitet, shqiptari Osman Shaptafaj qëlloi me armë zjarri në drejtim të vajzës Lindita Musai 25 vjeç dhe dhëndrit Veton Musai 29 vjeç. E bija humbi jetën në vend nga plumbat, ndërsa dhëndri disa orë më vonë në spital, pasi plagët ishin të rënda duke mos u mbijetuar. Ndërkohë që autori i ngjarjes makabre tentoi vetëvrasjen, por ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

I ati sipas të afërmve të çiftit, kishte një formim të vështirë, ndërsa nuk ka qenë i ftuar në as fejesën e çiftit dhe as në dasmë. Por kush ishin arsyet e vrasjeve? Sipas medieve australiane, bazuar te dëshmitë e të afërmeve të familjes, Lindita Musai pas martesës ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ai nuk e pranonte një fakt të tillë dhe ishte kundër largimit të saj nga shtëpia duke i ekzekutuar. Veton Musai, ishte djali i udhëheqësit të komunitetit shqiptar në këtë vend, Alil Musai, i cili arriti atje nga Maqedonia në vitet 1980.

Artikulli paraprak“IRFAN DOMNORI NË RREZIK NGA SERBËT NË BURG NË MALIN E ZI”
Artikulli tjetërEMIGRANTËT VIJOJNË KTHIMIN NË VENDET KU JETOJNË, FLUKS NË DOGANAT SHQIPTARE