Pas një viti shkëputje si shkak i pandemisë, shoqata kulturore teatrore “Zef Jubani” ka filluar përgatitjen për organizimin e karnavaleve. Kryetari I shoqatës, Gjon Stefa tregon se është anagzhuar prej disa muajsh për rikthimin e karnavaleve pas kësaj shkëputje ndërsa zbulon edhe titullin që do mbajnë këtë vit.

Ndryshe prej viteve të tjera kësaj here shkollat 9-vjeçare nuk do të jenë të përfshira. Gjon Stefa zbulon arsyen dhe vendin ku parashikohet të realizohen karnavalet.

Mbështetja financiare nga bashkia Shkodër nuk është e mjaftueshme. Kryetari I shoqatës “Zef Jubani” fton qytetarët dhe bizneset të kontribuojnë për realizimin sa më të mirë të këtij festivali 162 vjeçar.

Organizatorët po diskutojnë për caktimin e datës fikse të organizimit të këtij festivali traditë dhe të dashur për qytetarët shkodranë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, NDËRPRITEN PUNIMET NË RRUGËN TEPE – AJASËM
Artikulli tjetërPARKIMET DYSHE TË AUTOMJETEVE PROBLEM I PAZGJIDHUR NË SHKODËR