Teksa na ndajnë 39 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha, ka renditur sipas tij një tjetër dështim të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në “Instastory”, Basha ngre pyetjen se në ç‘vend renditet Shqipëria për investimet në kërkim dhe zhvillim në krahasim me vendet e tjera të Evropës?

Përgjigja sipas liderit demokrat, është që vendi ynë, renditet i fundit në Evropë sa i përket kësaj liste.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

39 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si renditet Shqipëria për investimet në kërkim dhe zhvillim në krahasim me vendet e tjera të Evropës? Përgjigja: E fundit në Evropë.

 

Artikulli paraprakMERRNI ÇADËR ME VETE, PASDITE FILLOJNË SHIRAT! MOTI PËR SOT
Artikulli tjetërRAMA PREZANTON PLANIN PËR ARSIMIN: VENDET E PUNËS DHE HYRJA NË UNIVERSITETE NË BAZË TË MERITËS