Studentja refugjate afgane, Nikhbath e ftuar në një lidhje live për BBC World News ka treguar pritjen që i është bërë asaj dhe bashkëkombasve të saj në Shqipëri.

Nikhbath e cila në Afganistan studionte me bursë për një universitet amerikan i tregon shqiptarët si njerëz mikpritës dhe për afganët po kujdesen shumë mirë. Ajo falënderon popullin shqiptar, kryeministrin dhe ministren e jashtme si dhe ambasadoren amerikane në Shqipëri për shërbimte e mirësine e treguar.

Pyetjes së gazetarit Ben Boulos nëse e sheh të ardhmen në Shqipëri, Nikhbath përgjigjet se e vetmja gjë që mendon tani është të përfundojë studimet ndërsa për të tjerat situata është shumë e turbullt.

NIKHBATH: Faleminderit së pari, kam studiuar me bursë në universitetin amerikan të Afganistanit. Udhëtimi ishte i mirë edhe pse sfidues. Të largoheshe nga vendi ishte vendimi më i vështirë. Na u tha që duhet të largoheshim, mora telefonatën dhe më thanë të shkojmë në një vend të caktuar. Me autobus në aeroport mku pritëm 3 ditë, më pas shkuam në Katar, pasi pritëm aty, Katari ishte shumë i mirë, na dhanë gjithë shërbimet. Ndërkohë që më pas u nisëm për në Tiranë. Udhëtimi ishte sfidues. Pasi ishte vendimi më i vështirë gjatë gjithë jetës. Asnjëherë nuk është e lehtë të largohesh nga një vend ku ke jetuar gjithë jetën. Kjo situatë na bëri të merrnim kët ëvendim.

Kurrë nuk ma kishte marrë mendja situatën ku talebanët do të merrnin kontrollin. Në fakt mendonim se mund të merrnin kryeqytetin, ka pasur luftë në provinca, por situata nuk ishte kaq e vështirë. Na zuri në befasi. Jam përpjekur të marr arsimin, tu shërbej njerëzve tanë, për tu bërë udhëheqës. Gjithçka u shkatërrua brenda një nate.

PYETJA: Si po kujdesen në Shqipëri?

NIKHBATH: Dua të falënderoj shqiptarët, kryeministrin, ministren ejashtme dhe ambasadoren amerikane. Na kanë mirëpritur në aeroport dhe gjeta edhe refugjatë që kishin ardhur në Shqipëri dhe u kujdesën, ende po kujdesen për ne në mënyrë të shkëlqyer. Jam mirënjohëse mpër shërbimet e mirësine. E mrekullueshme në çdo gjë. Janë njerëz mikpritës.

PYETJA: Ku e veten në sheh të ardhmen në Shqipëri?

NIKHBATH: Situata tani për tani është e turbullt, shumë e vështirë për të vendosur. Për momentin gjërat që shoh, shpresa që kam, gfjërat që mendoj për të ardhmen, duhet të studioj, duhet të përfundojë studimet. Tu shërbej njerëzve, familjes dhe vendit tim.

Artikulli paraprakSHKODËR, EKIPI I JUVENTUS PËRZGJEDH HOTEL GOLDEN
Artikulli tjetërREAL MADRID NUK DORËZOHET, OFERTË TË ‘ÇMENDUR’ 220 MILION EURO PËR MBAPPE, PRITET VENDIMI I PSG