Manchester United ka bërë nisjen më të keqe të sezonit në historinë e saj, ku në 2 ndeshje ka pësuar 2 humbje.

Një nga personat më të pasur në Britaninë e madhe, Sir Jim Ratcliffe ka shprehur dëshirën për të blerë aksione të klubit nga Manchesteri, nëse pronarët aktual (Glazers) janë të interesuar.

Një zëdhënës i miliardierit Ratcliffe shprehet:

“Nëse klubi është në shitje, Jim është padyshim një blerës potencial”.Ai shtoi: “Nëse diçka e tillë do të ishte e mundur, ne do të ishim të interesuar të bisedonim për pronësi afatgjatë”.

Në lajmin e publikuar nga The Times shkruhet se biznesmeni Ratcliffe ka bërë një ofertë për Chelsean në maj, por pa ia dalë të blejë dot klubin londinez.

Por, kush është grupi Ineos, kandidat për të blerë aksione të Manchester United? Ineos zotëron Nicen në Francë, me këtë klub që ka qenë mjaft aktive në merkaton e verës ku ka afruar lojtarë si Kasper Schmeichel dhe Aaron Ramsey. Synimi i Nices është Champions League dhe për të arritur atë objektiv do të ofrohen 10 milionë euro për sulmuesin i Blackburn, Ben Brereton Díaz.

Grupi Ineos ka në krah edhe tifozët e Manchester United, pasi vetë këtyre të fundit duket se u ka ardhur në majë të hundës me pronarët aktual (Glazers).

Glazers do të mbahen mend gjatë si mbështetës i projektit të Superligës Europiane.

Kujtojmë që njeriu më i pasur në botë, Elon Musk bëri një shaka në rrjetet sociale ku shkruante se do të blinte Manchester United.TheTimes

Artikulli paraprakKRIZA EKONOMIKE, BIEN TË ARDHURAT BUXHETORE NË MUAJIN KORRIK. JA SA DOLLARË U ARKËTUAN
Artikulli tjetërTË PAKTËN 16 TË VDEKUR NGA PËRMBYTJET NË KINË! RESHJET SHKAKTUAN RRËSHQITJE MASIVE TË DHEUT