Njëzet persona para gjyqit në Teramo, mes tyre edhe nje shqiptar i akuzuar për vrasje

Njëzet persona, italianë, rumunë e shqiptarë kanë përfunduar në sallën e gjyqit, të akuzuar për trafik me përmasa të mëdha droge në Teramo dhe provincën e Aquilas. Operacioni “Dama Bianca” i dy viteve më parë solli arrestimin e tetë personave. Gjithsej janë njëzet personat e dyshuar që duhet të përgjigjen për krime të ndryshme, që nga trafiku i lëndëve narkotike, zotërimi i tyre, zhvatje dhe pengmarrje. Midis tyre është edhe Fitim Koldashi, 27-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e 22-vjeçarit Manuel Spinelli pak muaj më parë në Alba Adriatica. Përgjigjet e bëra kanë zbuluar edhe një politikan dhe një avokat të njohur nga Teramo midis konsumatorëve të kokainës e hashashit në provincën teramane.