Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët kryesisht në veri e qendër të vendit.
Në relievet e larta kodrinore-malore priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Era e lehtë do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 9m/s

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 34 gradë celsius.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPREFEKTJA E QARKUT SHKODËR, MAJLINDA ANGONI, PËRDITËSIM MBI SITUATËN E ZJARREVE GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT
Artikulli tjetërÇMIMET E BULMETIT NË SHQIPËRI JANË TË KATËRTAT MË TË SHTRENJTAT NË EUROPË