Vendi ynë përgjatë gjithë 24-orëshit pritet të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin duke bërë që pjesa e parë e ditës, në një pjesë të mirë të Shqipërisë të sjellë mbizotërim të intervaleve me kthjellime.

Ndërsa pas – mesdite parashikohet që vranësirat të shpeshtohen në të gjithë vendin ku më të fokusuara do të jenë në zonat përgjatë kufirit Lindor duke lënë pjesën të territorit nën dominimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale deri në 33°C vlera maksimale.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak6,900 TË HUAJ U PUNËSUAN VETËM NË TURIZËM NË VERËN E 2024, PËRBËNË 55% TË TOTALIT TË TË HUAJVE
Artikulli tjetërBENET BECI: KEMI NJË RRUGË TË GJATË PËRPARA PËR T’I DHËNË TRASHËGIMISË KULTURORE VENDIN QË MERITON