Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej orëve të mesnatës, fiilimisht në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e para të ditës.
Pas orëve të mëngjesit reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit deri në orët e pasdites, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet do të lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në veri, kryesisht në male.

Era e lehtë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 10m/s

Deti pritet tëketë një valëzimi forcës 1-2 ballë.

Artikulli paraprakBE-JA PROPOZON QË IZRAELIT T’I PEZULLOHET QASJA NË FONDE PËR SHKAK TË LUFTËS NË GAZË
Artikulli tjetërSHQIPËRIA, ME RITMET MË TË ULËTA TË RRITJES SË INVESTIMEVE TË HUAJA NË RAJON MË 2024