Parashikohet që moti të përmirësohet gjatë ditës së martë duke sjellë intervale me kthjellime në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta, por më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante gjatë mëgjesit, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 27°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBOTOHET NË FLETOREN ZYRTARE INDEKSIMI I PENSIONEVE 2.5%, NIS ZBATIMIN NGA 1 TETORI
Artikulli tjetërNGA 1 TETORI PENSIONET DO INDEKSOHEN ME 2,5%, SA PËRFITON SECILA KATEGORI