Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta.

Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës.
Reshje të dobëta e lokale shiu në lindje dhe përgjatë vijës bregdetare pas orëve të mesditës.

Në relievet malore në verilindje – lindje e juglindje priten reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës. Prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNETANYAHU PRITET NGA PRESIDENTI AMERIKAN, TRUMP: RINDËRTIMI I GAZËS DO NISË SHUMË SHPEJT
Artikulli tjetërNJË E TRETA E INVESTIMEVE TË HUAJA KËTË VIT SHKOI PËR PRONA, RRITJE ME 50% PËR 9-MUJORIN