Më datë 03.10 2015, rreth orës 18.40, forcat e policisë të Komisariatit të Policisë së Shkodër së bashku me forcat e Repartit FNSH Shkodër, kanë shkuar sipas një plani për të bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit, Ruzhdi Aishta, vjeç 56, banues në Fshatin Obot i Ri, Njësia Administrative Ana e Malit Shkodër, pasi:

shtetasi Ruzhdi Aishta, gjatë një konflikti ka plagosur rëndë me armë zjarri automatik bashkëfshatarin e tij, shtetasin Besar Sherbela, vjeç 21, banues në Fshatin Obot i Ri, Njësia Administrative Ana e Malit Shkoder, i cili aktualisht ndodhet pranë Spitalin Rajonal Shkoder, jashtë rrezikut për jetën. Në momentet e ndërhyrjes së forcave të policisë në banesës së shtetasit Ruzhdi Aishta, për të bërë kapjen e tij, ky shtetas ka hapur zjarrë ndaj forcave të policisë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme Komandanti i Njësisë, Komisariatit të FNSH Shkodër N/Komisar Simon Gjeta, vjeç 49, banues në Tiranë. Menjëherë në mbështetje të punonjësve të policisë në vendngjarje, janë nisur menjëherë forcat të shumta policore, si ato të Repartit FNSH Shkodër, Drejtorisë së Policië së Qarkut Shkodër dhe Forcat Speciale RENEA. Efektivat e Reneas porsa kanë mbërritur në vendngjarje, kanë bërë rigornicionin e terrenit përrreth, si dhe rrethimin e banesës, me qëllim ndërhyrjen e policisë, për të kapur autorin. Efektivat e Reneas i kanë bërë thirrje të vazhdueshme autorit të dorëzohet, por autori i krimit ka hapur zjarrë në drejtim të forcave të Reneas. Forcat Renea, kanë përdorur gaz lotsjellës, tymuese e strunë, për ta detyruar autorin që të dilte nga banesa, pasi autori kishte shkëputur enegjinë elektike në banesë e tij. Autori i krimit nuk ka dalur nga banesa edhe pas përdorimit të këtyre metodave, por në mënyrë të përseritur hapte zjarrë ndaj Forcave Special të Reneas. Rreth orës 07 e 10, të mëngjesit të ditës së sotme, në kushtet e ndriçimit të plotë, efektivat e Reneas, i kanë bërë përsëri thirrje të dorëzohet, por autori nuk është përgjigjur. Ndodhur në këto kushte forcat Renea, duke perdorur mburojen kolektive antiplumb dhe kamerat me fibra optike kanë mundur të hyjnë në brendësi të baneses, ku nepermjet kamerave me fibra oprike në cepin e aneksit të banesës është evidentuar i fshehur autori I ngjarjes. Nga brenda baneses Forcat Renea, kanë bërë përsëri thirrje të dorezohej, por autori kur ka konstatuar në brendësi të banesës së tij, efektivat e Reneas kanë hapur zjarrë me breshëri në drejtim të tyre. Efektivat e Reneas i janë kundërpërgjigjur, ku si pasojë e shkembimit të zjarrit ka mbetur i vrarë autori i krimit, shtetasi Ruzhdi Aishta . Në operacion janë angazhuar, gjithsejt 250 forca policore. 15 automjete, ndër to 5 të blinduara Gjatë operacionit u përdoren: qeni i gjurmës, mburoja kolektive antiplumb dhe kamera me fibër optike. Oreracioni është drejtuar nga drjtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.